E premte, 24 dhjetor, NOA- Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme, por këtë herë në Fushë-Kuqe.
Mësohet se një këmbësor është përplasur nga një makinë, dhe ky aksident ka ndodhur në një rrugë rurale, por ka mjaftuar kaq që këmbësori të humbi jetën.
Nga ana e policisë janë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen, e cila mendohet të ketë si shkak shpejtësinë tej normave nga ana e drejtuesit të mjetit.
Ajo që bëhet me dije është fakti se autori i aksidentit është larguar nga vendngjarja, duke mos u kujdesur për viktimën, i cili nuk dihet nëse do të kishte shanse për të jetuar nëse do ti jepej ndihma e shpejtë.
a.y/NOA