Shkodër, 24 dhjetor, NOA-Katër kanë qënë të ndaluarit e Policisë së Shkodrës gjatë ditës së sotme.
Burime zyrtare të agjencisë së lajmeve NOA bëjnë të ditur se policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë shetasin Elvis Vukelaj, pasi posedonte 6 kg kanabis sativa dhe një thikë.
Siç bën të ditur Policia e Shkodrës, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.
Këtë herë është Marsh Vukelaj, i cili është kapur me 7370 pakete cigare kontrabande, 26 vjeçari Eduard Dedaj, është arrestuar për kanosje me armë dhe shtetasi Dritan Hoxha 36 vjeç, ky i fundit akuzohet se ka goditur një mjek kirurg.
Është kjo panorama aspak e këndshme e kronikës në qytetin e Shkodrës, qytet i cili pavarësisht afrimit të festave nuk i ka larguar dot kriminelët.
a.y/NOA