Budva, 24 dhjetor, NOA- Ka përfunduar nën pranga kryetari i komunës së Budvës, Rajko Kuljaç dhe zëvendësi i tij, Dragan Maroviç.
Nën akuzën e përfshirjes për krim të organizuar, policia malazeze ka arrestuar ditën e sotme përveç Kuljaç dhe Maroviç edhe disa persona të tjerë.
Vëllai i zëvendëskryeministrit në ikje Svetozar Maroviç, Dragan Marovic, ishte bërë nënkryetar i komunës së fundmi, ndërkohë që më parë ai ka qenë sekretar për investimet.
Drejtuesit vendor nuk kanë komentuar arrestimet, duke deklaruar se kjo është kompetencë e organeve shtetërore, dhe se iu është lënë atyre në dorë që të merren me çështjen.