English

Arrestohet në Gjermani i dyshuari për masakrën e Qyshkut

Gjermani, 24 dhjetor, NOA - Një nga të dyshuarit kryesorë për krime lufte në fshatin Qyshk të Pejës, Zoran Obradoviç, është arrestuar në Gjermani, ka bërë të ditur Prokuroria serbe për Krime Lufte.

“Në Gjermani është arrestuar dje një nga protagonistët kryesore të ngjarjes në fshatin Qyshk”, ka thënë prokurori Vladimit Vukçeviç.

Ai ka thënë se individë të këtij krimi janë të vendosur në shumë vende, jashtë Serbisë.

Më 20 dhjetor ka filluar në Gjykatën në Beograd gjykimi i nëntë pjesëtarëvë të njësitit të quajtur “Çakali”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati.

Sipas Prokurorisë, pjesëtarët e “Çakalit” më 14 maj të vitit 1999 kanë vrarë 44 civilë, kanë shkatërruar dhe djegur deri në 40 shtëpi, rreth 400 civilë shqiptarë, gra, fëmijë dhe pleq i kanë dëbuar, dhe kanë marrë nga ta para dhe gjëra tjera të çmuara.

NOA/RFE

KOMENTE