English

Arrestohet, vrasësi i viktimës në Shkozet të Durrësit

Durrës, 24 dhjetor, NOA-Viktima e gjetur mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit tani e ka një autor.

Astrit Piku quhet personi i cili dyshohet të ketë vrarë, 42 vjeçarin Krenar Mustafa pas grindjes mes tyre, ku të dy si viktima dhe autori, ishin në gjendje të dehur.

Ndonëse kanë qenë gurë mjetet që kanë shkaktuar vdekjen e Mustafës, ato kanë mjaftuar për të shënuar një bilanc tjetër të humbjes së jetës për motive të dobëta.

Viktima dhe i plagosuri rëndë u gjetën mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastit, ishin ata që denoncuan rastin.

a.y/NOA
KOMENTE