Shkodër, 24 dhjetor, NOA – Qeveria austriake ka vendosur të jap ndihma konkrete për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Shtabi i Emergjencave Civile në Shkodër njofton se në datën 29 dhjetor, nga Austria do të mbërrijnë në Shqipëri 3 kamionë me ndihma.
Ndihmat janë kryesisht veshmbathje, ushqime dhe shtretër.Ndërkohë për përballimin e situatës në terren Austria do të dërgojë edhe 15 zjarrfikës, të cilët janë të specializuar në situata emergjente edhe në rastet e përmbytjeve.
Zjarrfikësit do t’i shërbejnë komunitetit në zonat e përmbytura duke filluar nga data 28 dhjetor deri në datën 1 janar 2011.
Edhe organizata OXFAM ka dhuruar sot 704 pako higjenike. Këto materiale janë shpërndarë tek konviktet; shkolla Artistike, Pedagogjike, Pyjore, Industriale, Universiteti, në Rrenc dhe ne hotel Floga.
a.k/NOA