English

Bashkia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për trafikun në qytet, lëvizni pa makina

Tiranë, 24 dhjetor, NOA-Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim për gjithë qytetarët e Tiranës duke iu kërkuar mirëkuptimin për trafikun në qytet për shkak të festave të fundvitit.

“Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë periudhës së ndërtimit të Urës pranë shkollës Teknologjike, dëshirojmë të vendosim në vëmendjen e tyre, se për shkak të periudhës festive të fundvitit, ka një fluks të shtuar të trafikut në qytet, fenomen i njohur përgjatë gjithë viteve”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij lajmërimi, ky fluks i shtuar krijon ngjeshje të trafikut në pika të ndryshme, midis të cilave dhe në zonën përreth sheshit “Skënderbej”, kjo dhe për shkak të punimeve që po kryhen atje.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe inkurajon ata, që gjatë kësaj periudhe festash, të përdorin sa më pak të jetë e mundur mjetet e tyre private, duke i dhënë përparësi përdorimit të transportit publik në qytet.

Ky njoftim është bërë nga Drejtori i Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizmërisë, Enton Punavija.

Në përfundim përmes këtij njoftimi i bëhert thirrje policisë Rrugore që si përgjegjëse e kontrollit të trafikut në qytet, me forca të shtuara, të përballojnë situatën e trafikut përgjate ditëve festive.

a.y/NOA
KOMENTE