Durrës, 24 dhjetor, NOA-Kreu i partisë Demokratike, njëherësh Kryeministr i Shqipërisë Sali Berisha ishte në Durrës ditën e sotme ku dhe festoi 20 vjetorin e krijimit të kësaj partie në këtë qytet.
Kryeministri Sali Berisha theksoi se 20 vjet më parë të rinjtë u mblodhën për ti dhënë fund komunizmit dhe për të nisur rrugën drejt Evropës.
Më tej ai vijoi duke thënë para demokratëve durrsakë se do të bëhet edhe Durrësi edhe Shqipëria si gjithë Europa.
“Sot shqiptarët gëzojnë Krishtlindjet më të gëzuara, dhe më të lirë se kurrë”, tha Kryeministri në fjalën e tij
Kreu i ekzekutivit theksoi se, mesazhi i demokracisë është mesazhi për të cilin u flijuan deshmorët e parë të demokracisë.
Më tej ai nënvizoi se janë shënuar shumë arritje si rrjedhojë e atyre sakrificave, por ka ende një sfidë shumë të madhe përpara, anëtarësimi në familjen e madhe evropiane.
a.y/NOA