English

Djegia e flamurit kombëtar, hakmerren shqiptarët

Pejë, 24 dhjetor, NOA-Pas djegies së flamurit shqiptar në Maqedoni, hakmerren shqiptarët pejanë.

Djegia e flamurit shqiptar nga ana e tifozëve maqedonas në Shkup, nuk ka kaluar pa reagime edhe në Kosovë, mësohet nga mediat kosovare.

Ishin disa qytetarë nga Peja, të cilët dogjën flamujt e Maqedonisë dhe Serbisë, duke u hakmarrë ndaj aktit të disa qytetarëve maqedonas të cilët dogjën flamurin shqiptar gjatë një ndeshje.
Ata thanë se këtë e bënë këtë duke parë veprimet që i bënë qytetarë të Maqedonisë në një ndeshje basketbolli ndërmjet "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë", në Shkup.

Ky është një rast i përsëritur, i djegies së flamurit shqiptar, dhe gjithmonë ka ngjallur reagime të qytetarëve shqiptar, pasi e kanë cilësuar këtë akt si fyerje të dinjitetit kombëtar.

a.y/NOA
KOMENTE