English

Fluksi i udhëtarëve dhe koha e keqe vonojnë tragetet në Durrës

Durrës, 24 dhjetor, NOA – Numri i madh i pasagjereve që udhëtojnë më tragete drejt Italisë, si dhe koha e keqe ka bërë që mbërritja e tyre të bëhet me vonesë në Portin e Durrësit.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se tragetet e linjës Bari-Durrës, si dhe Ankona-Durrës pritet të mbërrijnë me rreth 3 orë vonesë gjatë ditës së sotme.

Sipas autoriteteve portale problemet janë shkaktuar nga mbingarkesa ne tragete dhe radha e gjatë e pritjes së emigrantëve në portet e Italisë.

Ndërsa probleme në lundrimin e mjeteve ka shkaktuar dhe koha shtimi dallgëve si pasojë e erës së fortë.

a.k/NOA

KOMENTE