LEXONI DETAJET E NGJARJES
Elbasan, 24 dhjetor, NOA-Një i ri i moshës 25 vjeçare ka vendosur ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 12-të.
Kjo ngjarje ka tronditur qytetin e Elbasanit, pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Ngjarja ka ndodhur afër qëndrës së qytetit, ndërsa mësohet se trupi i të riut nuk është lëvizur ende nga vendgjarja, ndërsa banorët e pranishëm kanë njoftuar menjëherë policinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me vendimin e marrë nga viktima.
Deri tani dy janë pistat e mundshme, vetëvrasje ose ndonjë shtytje e mundshme.
Gjithsesi ende nuk është bërë asgjë zyrtare nga ana e policisë.
a.y/NOA
LEXONI DETAJET E NGJARJES