Tiranë, 24 dhjetor, NOA – Prurjet e ujërave në kaskadën e hidrocentraleve të lumit Drin, po njohin ulje të tyre dhe si pasojë, edhe niveli i shkarkimeve që vazhdon ende prej tyre.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije në raportimin e saj të fundit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, sipas të cilës, gjithsesi ato janë në nivele të kontrolluara.
Konkretisht, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka raportuar se deri në orën 8:00 të ditës së sotme, niveli i hidrocentralit të Fierzës ka qenë 285.52 metra, prurjet 460 m3/sek dhe shkarkimet 438 m3/sek.
Kurse niveli i Komanit ka qenë 72.4 metra dhe prurjet 674 m3/sek, eshkarkimet 736
m3/sek.
Në fund, të dhënat për hidrocentralin e Vaut të Dejës tregojnë se niveli i tij është 170.80 metra, prurjet 683 m3/sek dhe shkarkimet 648 m3/sek.
n.e/NOA