English

Krishtlindjet, 90 mijë pelegrinët vërshojnë në Betlehem

Betlehem, (Izrael), 24 dhjetor, NOA - Mijëra turistë, pelegrinë dhe klerikë janë mbledhur në Betlehem, ndërsa qyteti i lindjes së Jezusit po përgatitet për të festuar Krishtlindjet.

Pelegrinët po ndezin qirinjtë brenda Kishës “Lindja e Krishtit”, të cilën të krishterët e identifikojnë si vendi kur para dy mijë vjetësh Jezusi lindi në një ahur.

Policët palestinezë të vendousr përreth po ruajnë qetësinë. Kleriku kryesor i Kishës Katolike në tokën e shenjtë ka arritur në Betlehem, në një procesion tradicional nga Jerusalemi.

Patriarku Fuad Tual do të mbajë meshën e mesnatës në kishë, që shënon edhe kulmin e festës në qytet.

Numri i vizitorëve në Betlehem është rritur në vazhdimësi në vitet e fundit.

Rreth 90 mijë vizitorë priten në qytet gjatë sezonës së Krishtlindjeve, ndërsa sipas shifrave të qeverisë izraelite vjet ishin 70 mijë.

NOA/RFE

KOMENTE