Zagreb, 24 dhjetor, NOA-Hungaria, që do të drejtojë Këshillin e Ministrave të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, ka vendosur përfundimin e negociatave me Kroacinë, në krye të listës së përparësive.
Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle paralajmëroi se ka ende punë për të bërë, duke e cilësuar vitin 2010 një vit i suksesshëm për negociatat me Zagrebin pas përfundimit të 11 kapitujve, edhe 7 të tjerë e ndajnë nga anëtarësimi.
Në Bruksel përfunduan bisedimet për çështje si drejtësia, siguria, mbrojtja dhe mjedisi, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të mbyllur.
Si Bashkimi Europian dhe Kroacia synojnë të përfundojnë bisedimet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe të nënshkruajnë traktatin e hyrjes në vjeshtë, megjithëse deri tani nuk është caktuar një datë.
Kroacia është në fazën përfundimtare, pas pesë vjetësh negociatash, por ka përpara disa vendime të rëndësishme që duhet të merren.