Havana, 24 dhjetor, NOA – Kuba nisur të përkthejë mesazhet diplomatike amerikane që po boton faqja e internetit Wikileaks. Dokumentet kanë nisur të shfaqen në faqen zyrtare të internetit Cubadebate.com.
Mes të tjerave ato i referohen gjendjes shëndetësore të Fidel Castros, e cila vazhdon të mbetet sekret shtetëror.Cubadebate.cu është faqja e internetit ku ish-presidenti boton editorialet e tij të rregullt.
Tani faqja ka shtuar një seksion të veçantë, të quajtur Cablegate.Deri tani ajo ka përkthyer dhe botuar shtatë nga mesazhet diplomatike amerikane të Wikileaks, për të cilat pretendon se provojnë lidhjen me qeverisë amerikane dhe disidentëve të ishullit.
Në faqen e internetit thuhet se mesazhet tregojnë se SHBA po bën përpjekje për të organizuar rrjete të të rinjve që do të rrëzonin revolucionin kubanez.
Rreth 2 mijë nga çerekmilionë telegramet doiplomatike i referohen Kubës. Deri tani vetëm 62 janë bërë publike përmes gazetave si Guardian në Britani dhe El Pais në Spanjë.
Qeveria kubaneze thotë se do t'i përkthejë dhe publikojë me rradhë.
a.k/NOA/BBC