English

Ministri Vasili jep urdhër për masat kundër gripit stinor, ngrihet në këmbë shëndetësia

Tiranë, 24 dhjetor, NOA-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka nxjerrë një urdhër për përballimin e gripit stinor.

Ky urdhër është bërë i ditur për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime zyrtare të kësaj ministrie, ku theksohet se duhet të shtohet vigjilenca për të identifikuar dhe ndjekur çdo shfaqje të rasteve të ngjashme me gripin dhe me grip, formën e shfaqjes, prirjet përkatëse në kohë dhe grupet e popullatave.

“Të raportohen me saktësi dhe çdo javë sipas formularit të sistemit alert, rastet e ngjashme me gripin dhe ose me grip. Për çdo shfaqje të veçantë të njoftohen në mënyrë të menjëhershme ISHP dhe drejtoria e shëndetit publik vend dhe rajon, bazuar në rekomandimet e OBSH-së”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij urdhri, të gjitha institucionet shëndetësore duhet të sigurojnë furnizimin me oksigjen kryesisht për repartet e shërbimit te urgjencës, të shërbimit të sëmundjeve infektive, të sëmundjeve pulmonare, terapisë intensive, furnizimin me materiale informative dhe edukuese (postera, fletëpalosje, etj) për gripin.

Të gjitha drejtoritë spitalore të sigurojnë sasinë stok të preparatit antiviral oseltamiriv, Tamiflu.

a.y/NOA
KOMENTE