Tiranë, 24 dhjetor, NOA-Lëvizja “Mjaft” ka publikuar ditën e sotme ecurinë e parlamentit gjatë dy sesioneve të kësaj legjislature.
Monitorimi i Kuvendit për periudhën shtator 2009-korrik 2010 ka nxjerrë se, nga monitorimi i “Mjaft”-it rezulton që 16 nisma ligjore të miratuara në dhunim të nenit 57 të rregullores, duhet të ishin shpallur të pavlefshme.
Më tej ky raport thekson se, Partia Demokratike, ka arritur t’i përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saja elektorale në masën e 9.8%.
LSI ka arritur të realizojë vetëm 7.7% të premtimeve të veta elektorale.
Më pak se të tërë është grupi parlamentar socialist, i cili nuk ka mundur të realizojë veçse 1.4% të premtimeve të veta elektorale.
Raporti publikon edhe listat e deputetëve më të pranishëm dhe të atyre që nuk kanë qenë fare të pranishëm në asnjë prej 143 seancat plenare të monitoruara.
Në këtë raport publikohen edhe të dhënat e pasurisë së deputetëve, ku deputeti më i pasur me një distancë të madhe nga i dyti, rezulton të jetë deputeti Tom Doshi, me rreth 3 miliardë lekë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar rastet e shkeljes së nenit 62 të Rregullores, sa i takon respektimit të etikës parlamentare.
Në punën e komisioneve raport shënon të paktën 20 raste kur mbledhjet e komisioneve janë zhvilluar në mungesë të kuorumit të nevojshëm prej më shumë se gjysmës së anëtarëve.