English

Mjeku turk i akuzuar për trafik organesh: Kurrë s’kam qenë në Shqipëri

Beograd, 23 dhjetor, NOA - Jusuf Ercin Sonmez, mjeku i cili akuzohet “për krime kundër njeriut e shëndetit, tregti me njerëz dhe imigrim ilegal”, në një deklaratë ekskluzive për gazetën serbe “Kurir” ka thënë se kurrë nuk ka qenë në Shqipëri dhe se miqtë e tij serbë qeshin për akuzat që i bëhen atij.

“Vërtetë nuk di si ta komentojë këtë proces absurd dhe të marrë që po zhvillohet në Kosovë! Kjo me gjasë po ndodhë pasi ata (Kosova) ende nuk kanë arritur të bëhen shtet juridik. Shumë miq të mi serbë qeshin për këtë, si dhe për shkak të situatës sime që e ka krijuar ai, ta quaj kështu, i mjeri Guardian”, tha Sonmez.

Ai ka theksuar se në Ballkan ka qëndruar për herë të fundit qysh në kohën e ish-së RSFJ-së (para vitit 1990)

“Për herë të fundit kam udhëtuar në hapësirat tuaja derisa ishit ende Jugosllavi. Kam punuar në Kosovë me leje zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, si punëtor pa përgjegjësi. Ju nuk më njihni, por për fat të keq, unë çdo kah jam karakterizuar si monstër. Mundem vetëm të vështroj këtë situatë dhe të ndjek se çka po ndodh pa kontrollin tim”, theksoi Sonmez.

Në mediat e tjera serbe mjeku tuk është cilësuar si njeriu kyç i trafikut të organeve. Sipas mediave serbe, Jusuf Ercin Sonmez drejtonte klinikën “Medikus”. Sonmez kishte një klinikë në Stamboll, ky kryente aktivitetin e tij si trafikant organesh, por atje u arrestua. Më pas ai takoi kirurgun kosovar, Lutfi Dervishi dhe e zhvendosi aktivitetin në klinikën Medicus në Prishtinë.

NOA

KOMENTE