Tiranë, 24 Dhjetor 2010 NOA - Kushtet e motit te paqëndrueshëm pritet të mbeten prezent edhe gjate ditës së nesërme ku vranësirat dhe shirat do te dominojnë te gjithë vendin. Shira me intensitet me te larte do te ketë ne Veriperëndim dhe Qendër te territorit.
Qytetet qe do te marrin sasi te mëdha shirash do te jene: Shkodra, Lezha, Laçi, Tirana, Kruja, Elbasani dhe Durrësi, Mesdita do te sjelle shtim te shirave ne te gjithë vendin.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, 2 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Durrës dhe Sarandë, 16 gradë Celsius.
Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën 0 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -16 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 20 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e ditës do te vijoje me shira te konsiderueshëm ne te gjithë vijën bregdetare Durrës, Vlore, Sarande dhe Himarë ndërsa ne zonat malore përgjatë kufirit Lindor shirat do te jene ne sasi me te pakta.
Gjate natës parashikohet dobësim i intensitetit te shirave ne te gjithë vendin duke i zhvendosur ato drejt zonave malore veriore e verilindore.
Temperaturat ajrit do te pësojnë një rënie te lehte ne vlerat e mëngjesit por mesdita do te sjelle 4 grade rënie te temperaturave ne te gjithë territorin e vendit.
Era do të fryje mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi 50 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne Adriatik dhe Jon te arrije 6 balle.
Evropa
Një qendër me presion te ulet atmosferik do te vendoset ne Evropën juglindore shoqëruar nga fronte te ftohta atmosferike duke bere qe vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës te jene me intensitet te larta.
Problematike situata paraqitet ne verilindje te kontinentit pasi reshje e dendura te dëborës dhe te shiut do te shoqërohen me temperatura te ulëta.
Edhe Italia veriore do te përfshihet qe ne orët e para te mëngjesit nga vranësira dhe reshje te dendura te dëborës por nuk do te mungojnë dhe stuhitë e forta te erës.
Gadishulli i Ballkanit do te dominohet nga masa ajrore te paqëndrueshme ku reshjet do te jene me intensitet te larte.
Ndërsa Jugperëndimi dhe Qendra e kontinentit do te karakterizohen nga moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Evropë:
Rajoni i Mesdheut alarmon për shira te dendur dhe stuhi ere;
Greqia rrezikohet nga shira intensive dhe shkarkesa me rrufe;
Evropa Verilindore do te rrezikoje reshje dëbore dhe temperatura te ulëta.
e.r/NOA