Peshkopi, 24 dhjetor, NOA- Është plagosur me thikë një adoleshent në qytetin e Peshkopisë.
Alban Xhenga është plagosur nga bashkëmoshatari i tij Aranit Cara me thikë, në oborrin e gjimnazit ku të dy ishin nxënës.
Bëhet me dije se adoleshenti ka marrë plagë në afërsi të zemrës si shkak i goditjes me thikë dhe si rrjedhojë e kësaj është në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se grindja ka ardhur për arsye banale dhe në grindje e sipër adoleshenti ka goditur bashkëmoshatarin.
Brenda pak minutash policia ka ndaluar agresorin Cara dhe e ka shoqëruar atë në polici, ndërkohë që i plagosuri është nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ky është i disati rast i plagosjeve në ambientet e shkollës, pasi disa muaj më parë një tjetër rast ka ndodhur në qytetin e Tiranës.
a.y/NOA