English

Prokuroria e Kosovës: Materialet e mbledhura nga Marti, kopetencë e jona

Prishtinë, 24 dhjetor, NOA-Vazhdon epopeja e çështjes së ngritur nga raportuesi i KiE, Dick Marti, këtë herë Prokuroria e Kosovës kërkon të drejtën e vet.

Kjo prokurori ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që të gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj t`ia dërgojë në kompetencë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria e Shtetit siguron Asamblenë se pohimet nga Raporti i raportuesit të saj, do të vlerësohen si informata shumë serioze, të mbledhura nga një parlamentar i saj dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë faktorët relevantë për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport”, thuhet në një deklaratë për media të Prokurorisë së Kosovës.

Kjo prokurori udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it, ndërsa përbëhet nga prokuror vendas dhe prokuror ndërkombëtar, kryesisht nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tribunali Hagës, i themeluar për të gjykuar krimet e luftës në ish Jugosllavi, në praktikën e deritashme, ka liruar persona të akuzuar për këto krime dhe asnjë prokuror dhe as ish prokurorët që kanë vepruar pranë këtij tribunali nuk kanë të drejtë që mossukseset e tyre për t`i dëshmuar akuzat e ngritura, t`ia atribuojnë vendimeve të gjykatave”, përfundon deklarata e bërë nga prokuroria e këtij shteti.

a.y/NOA
KOMENTE