Shkodër, 24 dhjetor, NOA-Ashtu sikurse u lajmërua edhe nga zëvendës Kryeministri Ilir Meta, gjatë ditës së sotme, situata në zonat e përmbytura të Nënshkodrës ka pësuar përmirësim krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, në mesnatë, besimtarët katolikë do të kremtojnë natën e lindjes së Krishtit.
Me këtë rast, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, Imzot Engjëll Masafra, në mesazhin e tij të përvitshëm për Krishtlindjet, u bëri thirrje strukturave shtetërore, që përveç ndihmave humanitare dhe dëmshpërblimit, të përkrahin në mënyrë të vazhdueshme këta banorë, për ta bërë këtë situatë më të lehtë për tu kapërcyer.
a.y/NOA