Ndërkohë që një person nga komuna Ana e Malit është shtruar në spital. Ndërkohë që Shtabi i Emergjencave njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur emergjenca. Ndërsa komuna e Dajçit vazhdon të bëjë vizitat në një ambient të ofruar nga kisha e këtij fshati, si pasojë e përmbytjes së saj.
Përsa i takon monitorimit të ujit të pijshëm për në qytetin e Shkodrës, vazhdon marrja e mostrave të ujit në, dy here në ditë, në pikat e përcaktuara të cilat kanë ujë, si dhe marrja e mostrave në të gjitha ato raste kur ne mendojmë se ka probleme.
Gjithashtu Shtabi i Emergjencave njofton se bëhen analiza uji edhe kur ka një informacion nga qytetarët për probleme në lidhje me ujin e pijshëm.
“Në mostrat e sotme rezulton që klori është brenda normave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, për situatën në të cilën ndodhemi”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Emergjencave.
a.k/NOA