English

Skype ngadalë ka filluar të rikthehet nga një ndërprerje që nga e mërkura

Skype ka filluar të rikthehet online nga një ndërprerje që filloi të mërkurën dhe zgjati gjatë gjithë natës, por problemet e saj janë ende larg për tu zgjidhur.

Në një publikim në blog, Skype shpjegoi rreth problemit që ka të bëjë me një çështje softueri, dhe se inxhinierët e Skype-it janë ende duke punuar për zgjidhjen e problemit. Sipas vlerësimeve të Skype-it, shërbimi aktualisht punon për rreth 10 milionë njerëz, e cila ende është më pak se numri i zakonshëm i përdoruesve të Skype-it në këtë kohë të ditës.

Më parë këtë mëngjes, Skype, tha se rreth 5 milionë njerëz ishin online, që do të thoshte se 30% e përdoruesve mund të hynin në Skype.

Megjithatë, edhe në qoftë se ju mund të hyni në Skype, kjo nuk do të thotë se është duke punuar krejtësisht. Skype thotë se shumë karakteristika, të tilla si dërgimi i mesazheve dhe ndryshimi i statusit tuaj online mund të punoj më ngadaltë se zakonisht.

Për më tepër, Skype thotë se thirrjet me video grup do të marrë më gjatë për t’u kthyer në gjendjen normale. /shkabaj/

KOMENTE