Podgoricë, 24 dhjetor, NOA-Ministri Ekonomisë i Malit të Zi, Branko Vujoviç deklaroi se do të largohej nga posti që mban.
Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, Vujoviç deklaroi se nuk ishte më i gatshëm të vazhdonte punën si ministër i Ekonomisë dhe se nuk kishte menduar për angazhime të reja.
Ndërkohë që sipas medias lokale vendin e tij do ta zerë Vladimir Kavariç.
Nga qeveria malazeze është konfirmuar largimi edhe i ministrit të Bujqësisë, Milutin Simoviç dhe i ministrit të Turizmit, Predrag Neneziç, ndërkohë që ministër i ri i Financave do të jetë Milorad Katniç.
Këto dorëheqje ndodhin pas largimit të kryeministrit Milo Gjukanoviç.