Durrës, 24 Dhjetor 2010 NOA – Një vrasje e mbështjellë me paqartësi por e mbushur edhe me papërgjegjshmëri, ka ndodhur sot në Stacionit të Trenit Shkozet, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Dy persona janë përplasur mes tyre në gjendje të dehur dhe njëri ka vdekur në vend kurse tjetri është në koma.
Lidhur me ngjarjen, policia konfirmoi para pak minutash se në orën 16.00 ka kryer arrestimin e shtetasit Astrit Piku, 49 vjeç, banues ne Durrës. “Arrestimi i tij u bë për arsye se ka dyshime se ky shtetas është autor i vrasjes se Krenar Mustafa”, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga policia e Durrësit.
Konkretisht, gjatë orëve të para të ditës, në lagjen Nr.14 Durrës, në afërsi të trasesë së shinave të trenit pranë, viktima, Krenar Mustafa 42 vjeç, banues në Durrës dhe Astrit Piku, autori i dyshuar i ngjarjes, të ndodhur në gjendje të dehur, janë konfliktuar e goditur me gurë me njëri-tjetrin.
Si pasojë e goditjeve të marra, Krenar Mustafa ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa ka mbetur i dëmtuar rëndë me dëmtime në kokë, Astrit Piku, i cili është rrëzuar pa ndjenja në një kanal aty pranë.
Rreth orës 07.00 të ditës së sotme, nga kalimtarë të rastit janë gjetur trupat e Mustafës që kishte iokur nga kjo botë dhe e Pikut që ishte në gjendje të fikëti dhe me plagë të rënda.
Viktima është dërguar në Morgun e Spitalit të Durrësit ndërsa i plagosuri Pi8ku në Spitalin Rajonal Durrës ku edhe ndodhet aktualisht në gjendje kome në Repartin e Reanimacionit.
Policia tha se po vazhdon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe materialet procedurale për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.
e.r/NOA