Romë, 24 dhjetor, NOA-Atentatet me pako bombë në ambasadat e Zvicrës dhe të Kilit në Romë u morën përsipër nga një grup anarkistësh italianë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA njoftoi se është gjetur një letër e “Federatës Informale të Anarkistëve”.
Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, tha se atentatet nuk kanë të bëjnë direkt me Romën: “Hetuesit po vazhdojnë hetimet në disa pista ndërkombëtare, të cilat nuk më takon t’i komentoj. Por kemi përshtypjen se atentatet nuk kanë asgjë të përbashkët me Romën.”
Ndërkaq ministri i Jashtëm italian Franco Frattini i dënoi sulmet duke i quajtur një akt dhune dhe u siguroi viktimave dhe personelit t ambasadës solidaritetin e vendit te tij.
Në ambasadën e Zvicrës u plagos rëndë në duar një punonjës i cili po hapte paketën që shpërtheu gjatë hapjes.
Një punonjës i ambasadës së Kilit u plagos nga shpërthimi në fytyrë dhe duar.
a.y/NOA