Shkodër, 24 dhjetor, NOA-Autoritetet e emergjencave civile njoftuan sot për situatën e përmbytejeve në Shkodër.
Sipas këtij njoftimi flitet për një pakësim të sipërfaqes së përmbytjes, duke arritur në rreth 6000 hektarë tokë bujqësore, çka flet për një përmirësim të ndjeshëm.
Ndërkohë, është zvogluar ndjeshëm edhe numri i banesave të përmbytura ose të rrethuara nga uji.
Tërheqja e ujrave nga zonat e përmbytura, po nxjerr në pah përmasat reale të dëmeve të shkatuara, jo vetëm në banesa, por edhe në infrastrukturë, ferma dhe biznese private.
Nga ana tjetër edhe situata e HEC-eve duket e përmirësuar dhe se nuk përbën problem, duke e lënë situatën nën kontroll.
a.y/NOA