Paris, 25 dhjetor, NOA- Aeroporti Charles de Gaulle i Francës ka qenë më i populluari natën e Krishtlindjeve, ku për shkak të dëborës u anulluan rreth 40 fluturime.
Rreth 300 pasagjerë kanë kaluar natën e Krishtlindjeve në një nga terminalet e këtij aeroporti, e cila është shndërruar në një dhomë gjumi të madhe për të bllokuarit.
Në këtë ambient është improvizuar një darkë Krishtlindjesh, ku në radhët e tyre janë shpërndarë edhe dhurata.
Brenda dy javëve të fundit ky është i disati rast që anullohen fluturimet në Francë, dhe siç duket moti nuk është kursyer as natën e Krishtlindjeve.
a.y/NOA