E shtunë, 25 dhjetor, NOA-Kanë qenë me mijra emigrantë të cilët kanë qëndruar me orë të tëra në det të hapur si pasojë e detit të trazuar.
Tragetet e linjës detare Bari-Durrës kanë mbërritur me vonesë në portin detar të Durrësit, e ndërsa mijëra emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë janë nisur për të kaluar festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, iu është dashur të kalojnë orë të tëra në portin e Barit, në pritje të nisjes së trageteve.
Fluksi i emigrantëve në port është në rritje dhe këtë fundjavë pritet të hyjnë në vend nga vendkalimi kufitar i Durrësit rreth 20 mijë emigrantë.
E njëjta situatë u përsërit edhe ditën e djeshme ku i njëjti problem ishte në portin e Durrësit, ku 5 tragete u ankoruan me vështirësi dhe me disa orë vonesë si pasojë e detit dhe e dallgëve të cilat arrinin në 7 ballë.
a.y/NOA