English

Dokumentet e Wikileaks për armët bërthamore, trembin SHBA-në, Britaninë dhe Rusinë

E shtunë, 25 dhjetor, NOA-Wikileaks në dokumentet e fundit të zbuluara tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Britania, janë shprehur të trembura në lidhje me sigurinë e armëve bërthamore të Pakistanit.

Ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë pakistaneze tha se frika të tilla ishin të pabaza.

Diplomatët amerikan dhe britanik kanë shprehur frikën se materiali bërthamor nga Pakistani mund të bier në duar të gabuara.

Grumbulli me i fundit i mesazheve të fshehta diplomatike të publikuara nga Wikileaks zbulon frikën e vërtetë të diplomatëve perëndimorë mbi arsenalin bërthamor të Pakistanit.

Ky ishte dokumenti i radhës pas atyre të publikuara nga adresa e internetit Wikileaks, e cila u kthye në fenomen mbarëbotëror pasi zbuloi dokumentet sekrete të shumë shteteve.

a.y/NOA
KOMENTE