English

Duma: Akuzat ndaj Thaçit me prapavijë politike, jo kushdo bën ndërhyrje të tilla

Shkup, 25 dhjetor, NOA-Aleksei Duma është shprehur skeptik mbi akuzat e Dick Marti ndaj kryeministrit të Kosovës për trafik organesh njerëzore.

Duma është ekspert i njohur i mjekësisë ligjore në Maqedoni, i cili në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik”, ka deklaruar se akuzat mund të kenë më tepër një sfond politik, pasi sipas tij është e pamundur që persona të zakonshëm të kryejnë ndërhyrje të tilla, që kërkojnë një precizion të lartë.


“Unë nuk jam i sigurt se këto akuza janë të sakta. Në rastin e Hashim Thaçit, mendoj se është ndonjë konstruksion me prapavijë politike”, ka theksuar ai.
Sipas tij për transplantin e organeve duhen kushte të posaçme dhe tërësisht të sterilizuara dhe nuk mund të bëhen nga kushdo.

a.y/NOA
KOMENTE