English

Ekuadori shpall njohjen e shtetit palestinez

Ekuador, 25 Dhjetor 2010 NOA – Presidenti i Ekuadorit shpalli sot se ka vendosur të njohë Palestinën si shtet i pavarur. Pohimin e bëri zyrtarisht, Ministria e punëve të Jashtme e Ekuadorit.

Ajo njoftoi se presidenti Rafael Correa ka njohur zyrtarisht Palestinën si “shtet i lirë dhe i pavarur, brenda kufirit nga viti 1967”.

Në mbështetje në Palestinës së pavarur me kufijtë e njohur para luftës së vitit 1967, njohja e këtij shteti nga ana e Ekuadorit vjen pasi këtë hap e kanë ndërmarrë më herët edhe Argjentina, Bolivia, Brazili, Kuba dhe Venezuela.

e.r/NOA

KOMENTE