English

Faqet maqedonase nën sulmin e hakerave shqiptar, marrin hak për djegien e flamurit

Shkup, 25 dhjetor, NOA- Si kundërpërgjigje për djegien e flamurit shqiptar në Shkup, dhjetra faqe interneti në gjuhën maqedonase janë sulmuar nga hakerë shqiptarë.

Sipas agjencisë së lajmeve INA, personat që kanë sulmuar faqen janë një grup i njohur hakerash me emrat Grupi UAH-Creë, H-Al, LooCK3D, Badboy-Al.

“Sulme të mëtejshme do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme në shenjë revolte pas aktit të djegies së flamurit shqiptar nga ekstremistët maqedonas”, theksohet në njoftim. Faqet e sulmuara janë të njohura në opinionin maqedonas, çka janë zgjedhur qëllimisht nga grupi i hakerave.

(INA)/NOA
KOMENTE