English

Feston Krishtlindjet me ushtarët në Afganistan, ministri i Mbrojtjes së Francës

E shtunë, 25 dhjetor, NOA-Ministri francez i Mbrojtjes, Alain Juppe ka festuar Krishtlindjet së bashku me ushtarët francez në Afganistan.

Juppe e filloi vizitën duke vizituar disa të plagosur francezë dhe personelin e spitalit ushtarak të vendosur pranë aeroportit të Kabulit.

Ministri francez iu tha ushtarëve francezë se, “nëse Afganistani do të anojë nga fanatizmi dhe obskurantizmi, pasojat do të jenë të mëdha. Viti 2011 do të jetë mjaft kërkues. Objektivi është caktuar, me një kalendar 2011-2014, kur do të bëhet transferimi i kontrollit të sigurisë tek forcat afgane, dhe këtu del nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit me Afganistanin për ta ndihmuar atë për rindërtimin”.

Ai tha se, në ditën e Krishtlindjeve të gjithë mendojnë për familjarët e tyre, por ai kërkoi nga ushtarët që të kenë besim në ta.

Juppe, ditën e Krishtlindjeve e kaloi pranë forcave franceze dhe aleate në Afganistan, në Kabul dhe në distriktin Surobi, në lindje. Vizita e ministrit të Mbrojtjes do të zgjasë 48 orë.

a.y/NOA
KOMENTE