Paris, 25 dhjetor, NOA – Është kthyer në një ankth të vërtetë udhëtimi i pasagjerëve me avionë gjatë krishtlindjeve. Koha e keqe ka bllokuar aeroportet kryesore duke izoluar pasagjerët që presin të udhëtojnë për në familjet e tyre.
Në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle në Paris, rreth 200 pasagjerë e kanë kaluar natën e Krishtlindjeve në sallat e aeroportit.
Kjo ndodhi pasi në këtë aeroport u anuluan rreth 400 fluturime. Drejtuesit e aeroportit e bënë një sallë të tij fjetinë dhe u dhanë ushqim pasagjerëve.
Darka e krishtlindjeve ishte me patate, salmon, djathtë dhe çokollatë.
a.k/NOA