Podgoricë, 25 dhjetor, NOA-Në një intervistë të dhënë për televizinin IN në Podgoricë, kryeministri i dorëhequr i Malit të Zi Millo Gjukanoviç tha se raportet e Malit të Zi me Serbinë i ngarkon pavarësia e Malit të Zi dhe vendimi i Podgoricës për njohjen e Kosovës.
Duke vijuar më tej ai tha se ky vend ka qëndrim miqësor ndaj të gjithë fqinjëve.
Sipas tij, në skenën politike në Beograd “regjistrohen sinjale”, se në Serbi ende nuk pajtohen me pavarësinë e Malit të Zi.
Gjukanoviç tha më tej se janë dy arsye që Mali i Zi nuk i ka këmbyer ambasadorët me Kosovën. Njëra është çështja e përfaqësimit të bashkësisë kombëtare malazeze në Kosovë dhe tjetra është dorëheqja e qeverisë së Kosovës.
Ai theksoi gjithashtu se, “Komunikimi politik me Serbinë zhvillohet në rregull, është ulur në nivel të ministrive”.