Milano, 26 dhjetor NOA - Ibrahimovic nuk rresht asnjëherë së habituri. Raporti me Guardiolën dihet që nuk ka qenë ndër më të mirët, por është një rast tepër i habitshëm, në atë çka ka deklaruar suedezi para se të transferohej në Milano, në drejtim të teknikut të Barcelonës.
“Thojuni Guardiolës, se në rast se do ta shoh, unë do ta hedh “knock-out”, - këto me sa duket kanë qenë fjalët e Ibrahimoviç kundrejt drejtuesve të klubit katalan për t’ia përcjellë Guardiolës.
Fjalë të cilat janë bërë të ditura në programin radiofonik të stacionit Ona dhe më pas u publikuan nga Mundo Deportivo.
r.b/NOA