English

Inter nis misionin për Rikardo Kaka

Milano, 26 dhjetor NOA - Ashtu si Leonardo, ashtu dhe Kaka mund t’i bëjë një telefonatë Adriano Galliani para se të hedhë firmën e tij në një kontratë të re.

Kështu, pas ish-teknikut kuq e zi, tashme presidenti, Massimo Moratti po kërkon me çdo kusht për të sjellë në skuadër Ricardo Kaka.

Është në ndjekje, pritje dhe po e vëzhgon prej shumë kohësh. Me sa duket momentalisht numri një i zikaltërve, është në pritje të një përgjigjeje të presidentit Florentino Perez dhe të rrugës së lirë që mund të japë miku i tij, Hose Murinjo.

r.b/NOA

KOMENTE