Pakistan, 25 dhjetor NOA - Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi vetëvrasës nga një grua, në Bajaur Agency, një rajon në veri-perëndim të Pakistanit, jashtë një ndërtese publike.
Në atë vend afër kufirit me Afganistanin, ndodheshin shumë njerëz, të cilët ishin në pritje për shpërndarjen e ushqimit. Sipas një transmetuesi lokal, ushqimi duhej të shpërndahen nga dega lokale e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së.
Mendohet se sulmi, që ndodhi sot, ka mundë të kryhet nga një femër. Personi kamikaz, i veshur me ferexhe tradicionale të grave, hodhi dy granata dore në masën e tubuar në qendrën për shpërndarjen e ushqimit në Khar, të provincës Bajaur, para se ta aktivizonte eksplozivin.
Qendra për shpërndarje shfrytëzohet nga Programi Botëror i Ushqimit dhe agjencitë e tjera, për dhënien e ushqimit për personat e prekur nga konflikti në rajon.
r.b/NOA