English

Kelly dhe Denny provojnë sërish bashkë

SHBA, 26 dhjetor NOA - Një shans i ri në Maldive për të ringjallur dashurinë. Kelly Brook dhe Danny Cipriani do të përpiqen përsëri, duke kaluar një pushim në çift.

Modelja dhe lojtari i regbisë nuk arrijnë aspak të qëndrojnë larg njëri tjetrit. Ata u ndanë qershorin e kaluar, pas dy viteve lidhje dhe kjo si pasojë e vendimit të tij për të shkuar në ekipin e Melbourne në Australi.

Në të vërtetë, çifti nuk është nisur i vetëm, por miqtë e tyre kanë pohuar se në momentin e nisjes ata ishin mjaft mirë, pasi dukeshin tepër të lumtur dhe mjaft të qeshur në prani të njëri tjetrit.

r.b/NOA

KOMENTE