E shtunë, 25 dhjetor, NOA-Festa e Krishtlindjeve në dallim nga vendet e tjera, në Australi po festohet ndryshe.
Ndërsa Rusia dhe Siberia kanë ngrirë, fluturimet janë anulluar, tragetet nuk janë nisur, australianët festojnë në plazh.
Rëra e plazhit, ka qenë shoqëruesja e tyre, të cilët në vend të palltove të trasha, kanë veshur rrobat e plazhit, duke i bërë zili kështu ngricës dhe akullit që ka pushtuar botën.
Në mënyrë simbolike ata kanë vendosur kapelen e Santa Klausit, detaj ky që ka qenë i vetmi që i ka bashkuar me vendet e tjera të botës.
a.y/NOA