Lushnje, 25 dhjetor, NOA-Një makinë me targa të Tiranës ka përplasur një këmbësor në aksin rrugor Fier-Lushnjë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur këmbësori, i cili është identifikuar dhe quhet Ylli Abduraman i moshës 40 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili nuk ka bërë rezistencë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrapëz të Lushnjes, ndërkohë që burime zyrtare të agjencisë së lajmeve NOA, konfirmojnë se aksidenti ka ardhur si rrjedhojë e shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e automjetit.
a.y/NOA