English

Merkel e hidhëruar për vrasjen e një punonjësi në Afganistan

E shtunë, 25 dhjetor, NOA- Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur e pikëlluar për vrasjen e një punonjësi të një organizate të ndihmës për zhvillimin në Afganistan.

Konsulenti gjerman i Bankës për Zhvillimin u vra në veri të Afganistanit dhe vdiq më pas si pasojë e plagëve.

Ai kishte si detyrë të koordinonte ndërtimin e një rruge mes qyteteve Kundus dhe Kholm.

Duke e dënuar këtë akt dhune, Merkel tha se terroristët nuk kanë interes për një të ardhme më të mirë të vendit, por se duan që të rivendosin një sundim dhune.

a.y/NOA

KOMENTE