English

Mesazhi Urbi et Orbi, Ati i shenjtë: Uroj fundin e luftrave, paqe në Lindjen e Mesme

Vatikan, 25 dhjetor, NOA – Nga ballkoni i bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, ku jep mesazhin e përvitshëm për Krishtlindje, Papa Benedikti i 16-të, i ka bërë thirrje mbarë botës për t’i dhënë fund luftrave në shumë vende të botës, si dhe ka apeluar për paqe dhe bashkëjetesë mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e mesme. “Paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve është mbrojtja më e mirë për të krishterët në Lindjen e Mesme”, predikoi Papa Ratzinger përballë qindra mëse 100 mijë besimtarëve që dëgjonin mesazhin e tij të Krishtlindjeve nën shi.

Gjithashtu gjatë mesazhit të tij Papa Benedikti i 16-të risolli në vëmendje popujt e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, si Irakun, Haitin, Venezuelën, Somalinë e Darfurin dhe Bregun e Fildishtë dhe Madagaskarin, vende që vuajnë nga varfëria, luftrat dhe fatkeqësitë natyrore.

Por gjithashtu nuk la pa përmendur edhe të krishterët kinezë që sipas Papës po vuajnë pasojat e persekutimit dhe kufizimeve të lirisë së besimit në këtë vend komunist, duke i inkurajuar të krishterët kinezë që t’i qëndrojnë këtij persekutimi e të respektojnë besimin e tyre.

Gjatë leximit të mesazhit “Urbi et Orbi”, drejtuar besimtarëve të gjithë botës Ati i shenjtë uroi dy herë për Pashkët dhe për Krishtlindjet, edhe në shqip.

"Për shumë vjet Krishtlindjet", uroi Papa Ratzinger, në gjuhën shqipe, përmes mesazhit Urbi et Orbi i thënë nga Ati i shenjtë në 65 gjuhë të ndryshme të botës.

mit/NOA
KOMENTE