English

Mishel Obama u tregon fëmijëve se ku ndodhet babagjyshi i Vitit të Ri

SHBA, 26 dhjetor NOA - Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka punuar vullnetarisht si operatore, në prag të Krishtlindjeve, për numrin telefonik të NORAD (komando e mbrojtjes e hapësirës ajrore në Amerikën e Veriut).

E gjitha kjo, për t’i treguar fëmijëve se ku ndodhet slita e babagjyshit të vitit të ri.

Kjo traditë ka lindur aksidentalisht në vitin 1955, ku në një magazinë të Kolorado Springs, u publikua një njoftim për një numër telefoni që mund të kontaktoje me babagjyshin e vitit të ri. Numri (i gabuari) ishte ai i NORAD.

Linja u ngarkua menjëherë me telefonatat e shumta të fëmijëve, ku oficeri në detyrë iu përgjigj atyre duke u thënë se ishte duke ndihmuar babagjyshin e vitit të ri.

Që nga ajo kohë, tradita nuk ka rreshtuar asnjëherë dhe çdo vit NORAD, gjatë Krishtlindjeve merr me mijëra telefonata me kërkesa të shumta nga fëmijët për të lokalizuar babagjyshin e vitit të ri.

Këtë herë ka qenë pikërisht, bashkëshortja e presidentit të SHBA, Michelle Obama ajo që ka punuar përgjatë gjithë kohës duke u dhënë përgjigje kërkesave të shumta.

r.b/NOA

KOMENTE