Moskë, 25 dhjetor, NOA- Kryeqyteti i Rusisë ditën e sotme është gjendur i ngrirë, pasi temperaturat kanë zbritur deri në -60 gradë celsius.
Ndonëse ka pasur reshje shiu, kjo temperaturë e ka kthyer atë në një liqen të ngrirë, madje edhe pallati i kuq, është bërë një pallat i akullt.
Në kushte të tilla atmosferike bashkia e kryeqytetit rus u bëri thirrje qytetarëve të Moskës të mos dalin nga banesat a tyre.
“Kushtet meteorologjike janë sh umë të vështira në kryeqytet.
Reshjet e shiut të akullt pritet të vazhdojnë deri në mesnatë. Në kontakt me rreze të pakta të diellit, u transformua në një shtresë akulli që ka veshur tashmë të gjithë qytetin si pasojë e temperaturave tepër të ulët nën zero”, shkruhet në mediat ruse
Pas Siberisë e cila ditën e djeshme pati këtë temperaturë, sot stafeta ngriu Rusinë, e cila edhe më parë ka qënë pre e temperaturave të ulëta, por dita e sotme shënoi rekord.
a.y/NOA