Prishtinë, 25 dhjetor, NOA – Bexhet Pacolli, kryetar i AKR-së, deklaron se pas zgjedhjeve është i hapur për çdo koalicion. “Nuk besoj se janë krijuar paqartësi apo pakënaqësi, sa u përket deklarimeve për hyrje në koalicion me PDK-në.
Ndërkohë dua t’ju bëj sërish me dije, se unë udhëheq një Koalicion partish të quajtur Koalicioni për Kosovë të re, brenda të cilit gjendet AKR-ja, si lokomotivë, si iniciatore e koalicionit më të madh në historinë e pluralizmit në Kosovë. Në lidhje me pyetjen tuaj më duhet të përsëris diçka të thënë edhe më parë: ne nuk kemi asnjë vijë të kuqe për koalicione qeverisëse. Ne jemi të hapur për çdo koalicion, por pas certifikimit të zgjedhjeve, që do të kryhet pas rivotimit, dhe rinumërimit të votave”, thotë ai.
Pacolli deklaron se ky vendim është marrë dhe në mbledhjen e fundit të liderëve të Koalicionit për Kosovë të Re.
a.k.NOA