English

Pacolli: Të hapur për koalicion pas certifikimit të zgjedhjeve

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, në një intervistë për Bota Sot, nuk ngurron të flasë hapur për ato çështje që në media së fundi u munduan t’i jepnin një pamje dështimi, se partia dhe koalicioni i krijuar nga ai, po shkonin drejt shembjes, si pasojë e mospajtimeve të brendshme.

Sipas tij, AKR-ja është një parti vërtet demokratike ku ka debat dhe diskutime.
“Mund të ketë divergjenca të vogla në deklarime, por kur ne përcaktojmë objektiva, ne punojmë të gjithë për realizimin e tyre. Ne nuk hymë në qeveri në 2007, me gjithë ofertat; ne nuk vodhëm apo nuk blemë vota asnjëherë”, ka thënë ai.
Lidhur me koalicionimin e mundshëm me PDK-në, ai ka thënë se nuk AKR-ja nuk ka asnjë “vijë të kuqe”.
Pacolli ka theksuar se, partia e tij është e hapur për çdo koalicion, por pas certifikimit të zgjedhjeve, që do të kryhet pas rivotimit, dhe rinumërimit të votave.

a.y/NOA

KOMENTE