Tokio, 25 dhjetor, NOA- Kina ka qenë shteti i vetëm i cili ka ndaluar transmetimin e mesazhit të Papa Benediktit të XVI, gjatë kohës që po transmetohej urimi i tij.
Ky mesazh i transmetuar nga televizioni BBC u ndalua në shtetin komunist, kjo pasi gjatë fjalës së tij, Papa kritikoi diskriminimet dhe persekutimet e kinezëve të krishterë.
Në fakt, ky nuk është i vetmi rast ku shteti i Kinës, mënjanon mesazhet e vendeve të tjera, një reagim kundërshtues dhe mohues erdhi edhe ndaj dhënies së çmimit Nobel për paqen të disidentit kinez.
a.y/NOA